Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor nga Covid-19 po marrin 26 pacientë, 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe gjashtë të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.
Tutje sipas njoftimit nga ShSKUK, thuhet se tetë pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, dy pacientë në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive.
Ndërkaq një pacientë po trajtohet në Spitalin e Prizrenit dhe tre në Spitalin e Pejës./Gazeta Shneta




