Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 14 pacientë , 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe tre post- Covid.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së me oksigjeno-terapi po trajtohen shtatë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë dy pacientë.
Ndërkaq sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive ka gjashtë pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë dhe Klinika e Pediatrisë , dy pacientë.
Kurse nga raporti për spitale, ai i Pejës ka tre pacientë dhe i Prizrenit një./Gazeta Shneta




