Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Latifi i kërkon bashkëpunim për hulumtime shkencore edhe guvernatorit të Izmirit

Lajme 26/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka vazhduar me takime edhe sot në ditën e pestë të qëndrimit të tij në Turqi.

Latifi i shoqëruar nga zv.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku, kanë takuar guvernatorin e Izmirit Yavuz Selim KÖŞGER, nga i cili kanë kërkuar bashkëpunim në fushën e hulumtimeve shkencore.

“Ai veçoi se marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve dhe bashkëpunimi i ardhshëm duhet të fokusohet në fushën e shkencës, përkatësisht hulumtimeve shkencore. Me që në Izmir ka një numer të madh të komunitetit shqiptar, ministri Latifi, i ftoi edhe ata të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe dijen dhe përvojën e tyre sa sjellin në vendin e tyre të origjinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga zv.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku, janë takuar me Guvernatorin e Izmirit, z.Yavuz Selim KÖŞGER.

Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në shëndetësi, konkretisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shëndetësi.

Në këtë takim, ministri Latifi tha se Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumë vjeçare dhe kjo miqësi, sipas ministrit, duhet në vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëdetësore, pasi që Izmiri ka Universistete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore.

Ai veçoi se marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve dhe bashkëpunimi i ardhshëm duhet të fokusohet në fushën e shkencës, përkatësisht hulumtimeve shkencore.

Me që në Izmir ka një numer të madh të komunitetit shqiptar, ministri Latifi, i ftoi edhe ata të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe dijen dhe përvojën e tyre sa sjellin në vendin e tyre të origjinës.

Ndërkaq, Guvernatorini i Izmirit, Yavuz Selim KÖŞGER falënderoj ministrin Latifi dhe zv. ministren Gexha-Latifi për vizitën, duke ju premtuar  bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë, aty ku kërkohet më së shumti.

Ai shtoi se Kosova është shumë e rëndësishme për Izmirin dhe Turqinë në përgjithësi, sepse dy shtetet kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Artikulli paraprakPesë pacientë të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në SHSKUK
Artikulli i rradhës Zgjidhja për thembrat e plasaritura: Numis Med UREA 25% nga Nara Biotics

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.