Dr. Ilir Beqiri, mjeku anesteziolog nga Gjakova, u pensionua gjatë kësaj jave.
Një nga anesteziologët më të njohur në vend, dha kontribut të jashtëzakonshëm në Spitalin Regjional të Gjakovës deri në ditën e pensionimit, shkruan Gazeta Shneta.
Me rastin e ditëlindjes së tij të 65-të, kolegët i organizuan një koktej rasti duke e nderuar me respektin më të madh Dr. Beqirin për kontributin e tij për pacientë dhe për marrdhëniet e mira ndërkolegiale.

“Është e vështirë”, u shpreh me lot në sy Dr. Beqiri gjatë një prononcimi për Syri TV me rastin e pensionimit. “Uroj që të gjithë ta presin pensionimin, edhe më mirë se unë”, shtoi tutje mjeku i njohur nga Gjakova.
Kolegët e befasuan Dr. Ilirin edhe me një dhuratë të vecantë, pajisje e preferuar të tij, një laringoskop duke e gdhendur edhe dorën e tij në të.
Pamjet e cermonisë së pensionimit të Dr. Beqirit mund t’i ndiqni në videon e Syri TV.




