Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rregullatori i BE-së fillon rishikimin e dozës përforcuese të vaksinës spanjolle kundër COVID-19

Lajme 29/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, tha të martën se ka filluar një proces të përshpejtuar rishikimi për një dozë përforcuese eksperimentale të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga kompania spanjolle Hipra.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), tha në një deklaratë se vlerësimi i saj bazohet në të dhënat paraprake nga studimet laboratorike dhe kërkimet tek të rriturit që krahasuan dozën përforcuese të Hipra me vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Ndër të tjera, u thanë se rezultatet e hershme sugjerojnë se përgjigja imune e arritur me Hipra “mund të jetë efektive” kundër COVID-19, duke përfshirë variantin jashtëzakonisht infektiv të Omicron.

Hipra është një vaksinë e bazuar në proteina dhe është zhvilluar duke përdorur teknologji të ngjashme si vaksina Novavax COVID-19, e cila u autorizua nga EMA dhe agjenci të tjera në muajin dhjetor.

Mes tjerash, Hipra synohet të jetë një vaksinë përforcuese për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë ARNm ose një vaksinë të bazuar në vektor, si ato të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Shkencëtarët besojnë se përdorimi i llojeve të ndryshme të vaksinave mund të rrisë përgjigjen imune të trupit dhe shumë vende kanë miratuar një strategji “përzierje dhe përputhje” për vaksinimin kundër COVID-19.

Hipra thuhet se ka shitur dhjetëra milionë nga vaksina e saj në Vietnam dhe ka vlerësuar se mund të prodhojë rreth 600 milionë doza këtë vit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHidratimi i mirë mund të zvogëlojë rreziqet afatgjata për dështimin e zemrës
Artikulli i rradhës Pozicioni i gjumit: A është e sigurt fjetja në bark gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.