Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parashihen dënim me burg deri në 8 vjet për sulmet ndaj mjekëve

Lajme 30/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sulmet ndaj mjekëve e personelit shëndetësorë janë bërë rutinë, ku vetëm gjatë këtij viti kanë ndodhur tri sulme fizike, tha kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sejdiu.

Sipas tij, ka shumë presion për të marr shërbime shëndetësore, por që ky nuk është faji i mjekëve. Megjithatë Sejdiu thekson se ka mungesë të mjekëve edhe të mjeteve shëndetësore.

“Shqetësimi më i madh është se ka hy në rutinë edhe kur të hynë një gjë në rutinë duket normale. Ne si organizatë profesionale që i mbrojmë të drejtat e mjekëve dhe njëkohësisht edhe e mbikëqyrim punën e tyre profesionale në të vërtetë jemi në një pozitë të keqe se asgjë tjetër nuk po mundemi me bë përveç me reaguar edhe me i shty disa reforma që duhet bërë të cilat sipas të gjitha gjasave janë duke shkuar në vesh të shurdhër”.

“Presioni i madh për të marr shërbime shëndetësore kualitative po ashtu edhe me kohë nga ana e personelit, në anën tjetër dështimi total i sistemit shëndetësor për të siguruar mjetet, kushtet punës që personeli të jep shërbime që i meritojnë pacientët atëherë edhe fillon konflikti. Ku është faji i mjekut për mbingarkesë, sepse nuk ka mjek. Mjek pa punë ka, po nuk ka punë në institucione. Ku është faji i mjekut që nuk ka mjete, mjetet sigurohen prej atyre, normalisht nëse nuk ka mjete atëherë automatikisht edhe shërbimi nuk mund të jetë me kohë. Prandaj janë listat e pritjes, në ambullanta specialistike. Nëse dështon trajtimi apo mospasja e mjaftueshme e mjeteve e të barnave, ku mjeku ligjërisht nuk guxon, nuk ka të drejtë që t’i dërgoj të blejnë materiale por është i detyruar për me kry një shërbim”.

Sejdiu thotë se ka pas raste kur kolegët e tij janë sulmuar edhe me armë të ftohta e kërcënime me armë zjarri. Por që sipas tij, personat që kanë sulmuar janë liruar në procedurë të rregullt.

“Sulmet vetëm se janë shpeshtuar, vetëm gjatë këtij viti janë tre mjek të sulmuar fizikisht. Çka është e keqja që këto kërcënime dhe sulme janë ka ndodhin edhe jashtë institucioneve shëndetësore. Unë habitem edhe me kolegët tanë që nuk vjen një moment që të ndërprejnë të gjitha shërbimet deri sa nuk krijohen kushtet e punës”.

“Kem pas disa raste kur janë sulmuar edhe me armë të ftohta, me sopata, me thikë, kërcënim me armë zjarri edhe çka ka ndodh, ka ndodh që e kanë lëshuar në procedurë të rregullt. Kurse ai ka tentuar ta lëndoj, apo tentim vrasje ndaj personelit shëndetësor dhe çka ka ndodh asgjë”.

Përderisa Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, në një intervistë për Ekonomia Online tha se kohëve të fundit ka pasur më shumë raste kur janë sulmuar mjekët e punëtorët shëndetësorë.

Ai thekson sulmi është vepër penale, e që më së shumti mund të dënohet deri në 8 vjet burg.

“Natyrisht që është vepër penale edhe sulmi ndaj një qytetari të rëndomtë mirëpo kur kemi të bëjmë me personat zyrtarë të cilët përfaqësojnë interesat e shtetit, segmente të caktuara, natyrisht se dënimet variojnë sipas Kodit Penal, prej veprës penale nga dënimi me gjobë i cili është dënimi më i lehtë e i cili në praktik e kemi pa në të kaluarën që rastet ka përfunduar dënimet me gjobë dhe dënimet më të rënda që mund të variojnë nga kualifikimi i veprës penale nga 3 muaj deri në 5 vite, nga 6 muaj deri në 8 vjet është maksimalja e shqiptimit të dënimit me burgim”.

Nrecaj thotë se edhe përkundër që ligjet në fuqi janë të qarta, ai personalisht nuk ka hasur në dënim maksimal të sulmuesve.

“Natyrisht se procedura e një vepre të tillë, fillimisht raportohet në Polici dhe nga ato çka mbledh Policia atëherë është edhe prokurori i rastit, i cili duhet t’i caktohet rasti dhe gjithë procesi varet nga mbledhja e provave dhe kualifikimi i aktakuzës për veprën penale. Mënyra e mbrojtjes së prokurorit, prokurori në këtë rast e ka rolin e ndjekësit ai është, i cili bënë ndjekjen penale ndaj personave të cilët ushtrojnë dhunë ose kanë bërë vepër penale”.

“Gjykata është ajo e cila e vlerëson mbi bazën e argumentit të provave dhe argumentin bindës të cilin duhet ta ketë prokuroria, për raste të tilla. Fatkeqësisht nuk kemi arsye ku vërtetë këto dispozita ligjore të Kodit Penal, unë personalisht nuk kam pa ndonjë rast kur këto dispozita janë zbatuar kur është zbatuar dënimi maksimal i këtyre veprave penale”./EO

Artikulli paraprakCistet e vezoreve gjatë shtatzënisë: A është e sigurt ndërhyrja e largimit të tyre në shtatzëni?
Artikulli i rradhës Mbi 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.