Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF e Prishtinës ka kryer 320 Pap-teste këtë vit, gjinekologu iu bën thirrje grave për diagnostikim të hershëm

Lajme 04/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

PAP Test është një ekzaminim mikroskopik i qelizave të marra nga qafa e mitrës ose vagina për të parë ndryshimet e tyre, ndryshime këto që mund të jenë nga infeksione më të ndryshmet e deri te kanceri i qafës së mitrës.

Një shërbim i tillë ofrohet tash e disa vite në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Patologjisë në QKUK.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, dr.Erzen Begolli, gjinekolog në QKMF tregon që nga viti 2016 kur ka filluar të ofrohet shërbimi i PAP testit, gjithsej janë kryer 7082 testime.

Me datë 10 dhe 17 Tetor është mbajtur ligjërata në QKMF :Menaxhimi i HTA-së të Shtatzënat-Kriteret e dhënjes së medikamenteve Ligjërues, Dr.Erzen Begolli-Gjinekolog në QMG/QKMF - Lajmet - Qendra Kryesore e Mjekësisë
Dr.Erzen Begolli- Gjinekolog në QKMF

Ashtu siç tregon Begolli, fillimisht e gjitha ishte një pilot projekt, një bashkëpunim mes gjinekologëve dhe organeve kompetente, dhe pasi ky pilot projekt nuk dështoi, ofrimi i shërbimit të PAP testit në QKMF, QMF 5 dhe 6, vazhdoj të jetë një shërbim i rregullt.

“Që nga viti 2016 kur e kemi filluar për herë të parë planin për bërjen e PAP testit në shërbimin ambulantor kemi qenë pak skeptik. Kemi filluar vetëm si pilot-projekt, dhe e kemi pas kohëzgjatje vetëm tre muaj me numër afër dy mijë klientë dhe për fat të mirë nuk jemi dorëzuar dhe kemi filluar të ofrojmë këtë shërbim. Kemi katër gjinekolog që e bëjnë PAP testin, por ka edhe në qendrat e tjera të mjekësisë familjare, në QMF 5 dhe 6. Tek ne çdo ditë një gjinekolog është përgjegjës për kryerjën e PAP testit, pra një ditë, minimalishtë gjatë javës kemi 80 pacientë që bëjnë termin për PAP test, por prej tyre nuk është që vijnë të gjithë, diku vijnë 50-60 pacientë”, tha Begolli për Gazetën Shneta.

E sipas raportit të punës që nga fillimi i këtij viti, në periudhën janar-mars, jane kryer gjithësej, 320 testime vetëm në QKMF përkatësisht QMG.

Ndër të tjera, Begolli thekson se në praktikën e tij të punës,  kanceri i qafës së mitrës nuk është edhe aq i shpeshtë.

“Për fat të mirë kam një përshtypje që në Kosovë ky numër nuk është aq i lartë, arsyja pse nuk është kaq i lartë ndoshta është edhe kontributi ynë me kryerjën e PAP testit, e cila ofrohet në shumë shërbime ambulantore, është falas dhe i paraprinë njohjës së shpejtë të ndonjë rreziku të mundshëm”, tha ai.

Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet në pjesën e mitrës e cila quhet cerviks, si i tillë ai zhvillohet shumë ngadalë dhe për një kohë te gjatë mund të mbetet i pa zbuluar, meqenëse në fazën fillestare rrallëherë ka shënja të sëmundjes. Kjo bënë të mundur që çdo grua ta zbulojë me kohë kancerin nëse kontrollohet, rregullisht.

E, sipas gjinekologut Begolli, të gjitha femrat nga mosha 21 vjeçe duhet që të kryejnë PAP testin rregullisht, në periudha kohore çdo dy vjet.

Tutje, ai tregon se shkaktarët që favorizojnë apo që janë përgjegjës për kancerin e qafës së mitrës, jane dy tipe të virusit të papilomës humane, tipet HPV-16 dhe HPV-18.

“Këto dy tipe të virusit janë më të shpeshtat që shkaktojnë krijimin e kancerit të qafës së mitrës, dhe këta dy virus bartën me mardhënie. Në shtetet e tjera në botë madje bëhet vaksinimi i të rinjëve nga ky virus që nga mosha 11 vjeçare, por në Kosovë nuk bëhet pasi ka një kostë të lartë”, shtoi ai.

Kujtojmë që PAP testi si ekzaminim mjekësor, ofrohet falas në QKMF që nga 13 korriku i vitit 2016.

Sipas një raporti nga QKMF, frekuenca e përshtatshme për PAP Test varet nga mosha dhe aktiviteti seksual. Kolegji Amerikan i Obstetër Gjinekologëve (ACOG) rishikoi udhëzimet e vitit 2009 për të rekomanduar që ekzaminimi me Pap test të fillojë jo më herët se mosha 21 dhe pastaj do të kryhet çdo dy vjet deri në moshën 29 vjeç.

Kurse testimi më i shpeshtë sipas tyre duhet të jetë në rast se pacienti ka ose ka pasur HIV, nëna e gruas ka përdorur DES (diethylstilbestrol) kur ishte shtatëzëne me të, ka pasur trajtim të mëparshëm për kancer apo situate të quajtur neoplazi intraepiteliale të qafës së mitrës : 2 ose 3 (CIN 2, CIN 3, apo kur një grua ka partnerë seksualë të shumtë , është shtatëzënë, ka hemorragji vaginale jo normale, dhimbje ose kruarje./Gazeta Shneta

Artikulli paraprakPrindërit e Melisa Bytyçit kërkoj ndihmë financiare nga qytetarët për operimin e vajzës së tyre
Artikulli i rradhës Ngërçet dhe dhimbjet e ovulacionit tek femrat, shkaqet më të shpeshta që sjellin këtë gjendje

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.