Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dalin rezultatet e konkursit për gjashtë klinika, këta janë drejtorët e rinj

Lajme 05/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjashtë klinika të QKUK-së janë bërë sot me drejtorë të rinj pas përfundimit të procesit të rekrutimit.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur intervista në kuadër të procesit të konkursit për përzgjedhjen e drejtorëve në gjashtë klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Klinika e Radiologjisë është bërë me drejtoreshë të re. Dr. Shkëndije Nuza ka dal e para në testin me shkrim dhe intervistën me gojë me gjithsej 83.6 pikë, duke lënë pas kundërkandidatin Bujar Gjikolli me më shumë se 11 pikë më pak respektivisht 72.7.

Edhe Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve është bërë me drejtor të ri. Ardian Shefkiu është vlerësuar i pari me 83.6 pikë, kurse kundërkandidati i tij Hysni Jashari ka mbetur i dyti me 68.6 pikë.

Në Klinikën e Onkologjisë kanë qenë tre kandidatë, ku prej tyre ka fituar Ardian Millaku. Millaku ka dal i pari me 87.6 pikë, ndërkaq dy kandidatët tjerë Vildane Goga me 83.2 pikë dhe Ilir Kurtishi me 76 pikë.

Në ORL drejtor është përzgjedhur Arsim Behramaj i cili ka qenë kandidat i vetëm në testin me shkrim dhe intervistë. Ai është vlerësuar me 62.2 pikë nga komisioni.

Edhe në Neurologji garës në test dhe intervistë i është nënshtruar vetëm Edmond Komoni i cili ka marr 82.8 pikë.

Ndërkaq në Klinikën e Psikiatrisë drejtor i ri do të jetë Faton Kutllovci i cili ka fituar 82.9 pikë. Kundërkandidatja e tij Samire Braina përkundër testit, nuk ka marr pjesë në intervistën me gojë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Blerim Syla e konsteston procesin zgjedhor të kandidatëve: Do të kandidoj në kongres

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.