Sipas raportit të punës, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kishte 22 lindje.
Sipas njoftimit thuhet se nga 22 lindje 6 u kryen me operacion.
“15 foshnje i takojnë gjinisë mashkullore dhe 8 gjinisë femërore, derisa një nënë lindi binjakë. Tetë shtatzëna, të cilat lindën foshnje në këtë klinikë, u bënë nëna për herë të parë”, njofton SHSKUK-ja/Gazeta Shneta



