Më moton “Planeti ynë, shëndeti ynë” është shënuar sot dita botërore e shëndetit në Kosovë.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, drejtori i këtij instituti Naser Ramadani, u shpreh se mbi 13 milion njërëz në të gjithë botën vdesin pëër shkaqe mjedisore.
Ai thotë se sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Publike, 95 përqind e njerëzve thithin ajër të papastërt për shkak të djegieve e ndryshimeve klimatike në mbarë botën.
“OBSh vlerëson se më shumë se 13 milion vdekje në mbarë botën cdo vitë shkaktohen për shkak të shkaqeve mjedisore të cilat mundtë jenë të pranishme”, tha drejtori para të pranishmëve.
Zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Linda Çavdarbasha, thekson se janë në proces të një projekti të madhe për energji diellore, duke shtuar, se nga ky projekt do të përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës pasi që do tu mundësohet kyçja në rrjetin e ngrohjen 12 mijë familjeve në vend.
“Këtë vit është bërë shërbimi i lokacioneve për një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore në Evropë. Ky është projekt i parë diellore në shkallë të gjërë në sektorin publik të Kosovës. Do të përftojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës do të sigurohet kyçje në rrjetin e ngrohjes për 12 mijë familje dhe rreth 60 mijë banorë”, tha zëvëndësministrja.
Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arsim Berisha, potencoi se MSh ka filluar hartimin e strategjisë së re “ku do të adresohen aspektet e përmirësimit të indikatorëve shëndetësore të nderlidhur me faktor mjedisorë”
I pranishëm në këtë konferëncë ishte edhe Oleksandr Martynenko, nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili theksoi se kriza klimatike është shkaktar për vdekjen e mijërave qytetarëve në mbarë botën.
“Kriza klimatike është kërcënimi i vetëm më i madh shëndetësor me të cilin përballet njerëzimi. Uji i ndotur dhe kanalizimet vrasin 829 mijë njerëz brenda një viti”, u shpreh ai.
Çdo vit, më shtatë prill shënohet dita botërore e shëndetit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1950./ Gazeta Shneta/




