Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i ShSKUK-së tregon pse mungojnë barnat: Lista e pritjes do të reduktohet për 50%

Lajme 11/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) Valbon Krasniqi tha se përzgjedhja e drejtorëve të ri të klinikave të QKUK-së është e rregulluar me ligjet në fuqi dhe gjatë muajve në vazhdim mbetet të shihet se sa mund të arrijnë objektivat e tyre.

Krasniqi në një intervistë, shtoi se po punojnë në vazhdimësi për të përmisuar kushtet e punës dhe infrastrukturën.

“Përzgjedhja e drejtorëve është e rregulluar me ligjet në fuqi, rregulloret e brendshme. Është çështja e komisioneve që bëjnë përzgjedhjen. Mbetet të shihet dhe gjatë muajve do të shohim sa do të arrijnë t’i realizojnë objektivat e tyre. Një nga objektivat kryesore gjatë vitit të kaluar përveç menaxhimit të pandemisë Covid ka qenë edhe furnizimi me barna dhe material shpenzues mjekësor”.

Sipas tij, vitin e kaluar furnizimi me barna ka qenë i qëndrueshëm në të gjitha klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale edhe pse e pranon se nuk i përmbushin nevojat 100%, kjo për shkak të buxhetit e procedurave për lidhjen e kontratave.

“Viti 2021 ka shënuar vitin me furnizimin më të qëndrueshëm stabil dhe sasi më të mëdha të barnave për të gjitha klinikat e QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Normalisht ne asnjëherë nuk kemi thënë se mund të arrijmë t’i sigurojmë 100% barnat për shkak të kufizimeve qoftë në buxhet qoftë të procedurave për lidhjen e kontratave”.

Doktor Krasniqi shtoi se kanë funksionalizuar edhe Spitalin Pediatrik ndërkohë ka mbetur pa u transferuar reparti i Neanatologjisë Intensive.

Tutje, ai theksoi se do të fokusohen të reduktojnë listën e pritjeve për marrjen e shërbimeve brenda këtij viti për 50%.

“Ne po punojmë në vazhdimësi për të përmisuar kushtet në punë edhe infrastrukturën edhe investimet kapitale qoftë në objekte, e pajisje. Në sistemin shëndetësor nuk mund të themi që për dy vjet mund të arrihen përparime të mëdha mirëpo sinjalet janë mjaft të mira”.

“Vitin e kaluar kemi filluar me një sërë shërbimesh për herë të parë duke specifikuar bradikardinë, rekonstruksionin plastik të gjirit. Poashtu kemi filluar të funksionalizojmë edhe Spitalin Pediatrik që ofron kushte të mira. Janë funksionalizuar ambulancat e Emergjencës, e Kirurgjisë Pediatrike, reparti i Kirurgjisë ndërkohë ka mbetur pa u transferuar Neanatologjisë Intensive”.

“Ne jemi duke i adresuar me seriozitet listat e pritjes gjatë këtij viti dhe një nga objektivat kryesore është të reduktojmë këtë listë të pritjeve brenda këtij viti në masën 50%”, tha Krasniqi./EO

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprak544 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Gjykata e detyron SHSKUK-në ta rikthej Gëzim Bajramin në pozitën e drejtorit të Spitalit të Ferizajt dhe t’ia paguaj 57 mijë Euro

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.