219 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bazë të raportit të punës për 24 orëshin e fundit.
“Në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) janë trajtuar 70 pacientë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 38 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 59 pacientë”, thuhrt në njoftimin e publikuar nga ShSKUK.
Tutje thuhet se janë kryer 40 vizita ortopedike, ndërsa, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, janë trajtuar 15 persona./Gazeta Shneta



