Java në vijim pritet të jetë e ftohtë, me mot të ndryshueshëm, reshje shiu e bore në viset kordrinoro-malore. Ndërkaq, në pjesën e dytë temperaturat pritet të rikthehen në vlera normale.
Temperaturat minimale priten të zbresin në -1C ditën e martë, ku më pas do të pësojnë rritje deri në 3C e 4C. Në anën tjetër, maksimalet do të jenë 8C e 10C, ndërsa të premten do të rriten deri në 17C e 20C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“18.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për riga lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe reshje të dobëta bore.
19.04 – Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe të shkurta bore.
20.04 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë.
21.04 – Vransira e intervale me diell. Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
22.04 – Paradite diell, e gjatë ditës vransirat shtohen.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/