Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH raporton rreth rasteve të hepatitit akut tek fëmijët të përhapura deri më tani në 11 shtete

Lajme 27/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se po heton një shpërthim të hepatitit akut tek fëmijët që tani përfshin 11 vende, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e 169 rasteve të raportuara, të paktën një fëmijë ka vdekur nga ky inflamacion i mëlçisë dhe 17 fëmijë kishin nevojë për transplantim të mëlçisë, tha një një deklaratë OBSH, përcjell Gazeta Shneta.

“Nuk është ende e qartë nëse ka pasur një rritje të rasteve të hepatitit, apo një rritje të ndërgjegjësimit për rastet e hepatitit që ndodhin me shpejtësinë e pritur, por që nuk zbulohen”, tha OBSH.

“Ndërsa adenovirusi është një hipotezë e mundshme, hetimet janë në vazhdim për agjentin shkaktar.”

Simptomat “ndër rastet e identifikuara është hepatiti akut me enzima të mëlçisë dukshëm të ngritura”, shtohet në deklaratë.

Mjekët amerikanë në vijën e parë të frontit ndaj shpërthimit të hepatitit që po prek fëmijët

Hepatiti zakonisht shkaktohet nga një virus. Adenoviruset janë të zakonshëm, mund të përhapen midis njerëzve dhe mund të shkaktojnë që njerëzit të sëmuren lehtë ose rëndë. Midis këtyre infeksioneve të fundit, adenoviruset janë zbuluar në të paktën 74 raste, por ato zakonisht nuk shkaktojnë hepatit të rëndë te njerëzit e shëndetshëm.

Viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral, duke përfshirë viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E, nuk janë zbuluar në asnjë nga këto raste, sipas OBSH-së.

Ndërsa shumica e fëmijëve nuk kishin ethe, shumë prej tyre raportuan simptoma gastrointestinale si dhimbje barku, diarre dhe të vjella “paraqitja e mëparshme me hepatit të rëndë akut”, si dhe nivele të rritura të enzimave të mëlçisë dhe verdhëz, raportoi CNN.

Shumica e 169 rasteve u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar, e cila kishte 114 prej tyre. Nëntë raste u raportuan nga Departamenti i Shëndetësisë në Alabama javën e kaluar.

Hetuesit janë gjithashtu në dijeni për 13 raste në Spanjë, 12 në Izrael dhe një numër më të vogël në Belgjikë, Danimarkë, Francë, Irlandë, Itali, Holandë, Norvegji dhe Rumani. Fëmijët janë të moshës nga 1 muaj deri në 16 vjeç, raportoi CNN. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekët amerikanë në vijën e parë të frontit ndaj shpërthimit të hepatitit që po prek fëmijët
Artikulli i rradhës Çfarë ndodh me kordonin e kërthizës së foshnjës pas lindjes, praktikat e kujdesit mjekësor

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.