Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria lehtëson procedurat për licencimin e mjekëve të huaj për qëllime humanitare

Lajme 01/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Kosovës me propozim të ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi, ka lehtësuar procedurat për licencimin e mjekëve të huaj të cilët vijnë në vendin tonë për qëllime humanitare.

Ky vendim është marr një javë para se të vijnë ekipi i kardiokirurgëve amerikanë dhe italianë për trajtimin e rreth 30 fëmijëve me probleme në zemër në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekët është dashur të vijnë në muajin mars, por një defekt në sallën e kateterizimit në QKUK, si dhe mungesa e disa dokumenteve për licencim në Ministrinë e Shëndetësisë, e shtyu ardhjen e tyre deri në maj.

“Ne kemi nevojë për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësor për qëllime humanitare në SHSKUK, siç është planifikuar për të kryer intervenimet, trajtimet kardiokirurgjike te fëmijët nga 7 deri 14 maj 2022. Kjo është e nevojshme dhe e domosdoshme të bëhet duke tejkaluar procedurat që përcaktohen me rregullore e Qeverisë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kabineti qeveritar ka miratuar propozim-vendimin për autorizimin e Ministrit të Shëndetësisë për tejkalimin e procedurave të parapara me rregulloren Nr.09/2011 të Punës së Qeverisë dhe Rregulloren Nr.13/2013 për shërbimin Ligjor Qeveritar për hartimin e Udhëzimin Administrativ për licencimin e profesionistëve të juaj shëndetësorë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se ky ndryshim dhe tejkalim i procedurave është i nevojshëm, në mënyrë këto shërbime të kryhen në javën e dytë të majit. Ky ndryshim u miratua unanimisht nga kabineti qeveritar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është e rrezikshme listerioza gjatë shtatzënisë?
Artikulli i rradhës Efektet anësore të mungesës së vitaminës D gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.