354 mostra janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre 12 kanë rezultuar të infektuara me COVID-19.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk raportohet për të vdekur me coronavirus përderisa njoftojnë se 28 qytetarë të tjerë janë shëruar. Numri i qytetarëve të shëruar nga COVID-19 ka kaluar mbi 224 mijë.
Imunizimi kundër coronavirusit është duke vazhduar për të gjitha grupmoshat mbi 12 vjeç. Për 24 orë në të gjithë vendi janë dhënë 91 doza të vaksinës anti-COVID.
Deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër SARS-CoV-2.
Aktualisht në Kosovë janë 247 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/




