Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSShK në ekskursion në Shqipëri, Sindikata e Infermierëve reagon

Lajme 20/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë sot kanë udhëtuar për në Shqipëri, mirëpo për një gjë të tillë ka reaguar Sindikata e Infermierëve.

Në reagimin e tyre kërkohet që në mënyrë urgjente të hetohet mënyra e lirimit nga puna të rreth 600 punëtorëve të QKUK, të cilët janë pjesë e ekskurzionit të organizuar nga federate e sindikatave në vend.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës në anën tjetër konsideron që me këtë veprim është rrezikuar dhe kufizuar pa të drejtë dhënia e shërbimeve qytetarëve, ndërsa barra e punës i’u është lënë stafit mbështetës të cilët tash e 3 muaj nuk kanë paga, ndërsa tani pritet që të mbesin edhe pa punë”, thuhet në reagimin e tyre mes të tjerash.

Reagimi i plotë i Sindikatës së Infermierëve:

REAGIM DHE FTESË PUBLIKE :

INSPEKTORATIT TË PUNËS,

AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM,

MINISTRISË SË SHËNDETËSISË,

SHSKUK dhe BORDIT TË SHSKUK-së,

Prishtinë, 20/05/2022

Sindikata e Infermierëve të Kosovës fton publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK dh Bordin e SHSKUK-së që urgjentisht të hetohet mënyra e lirimit nga puna të rreth 600 punëtorëve të QKUK-së për në ekskurzionin në Shqipëri gjatë ditë së sotme.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës e kupton nevojën e profesionistëve shëndetësor për sadopak relaks pas gjithë stresit të akumuluar gjatë periudhës me pandeminë COVID-19 dhe është pro aktiviteteve të cilat e lehtësojnë ngarkesën psikologjike të të gjithë atyre që gjatë këtyre muajve dhanë maksimumin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës në anën tjetër konsideron që me këtë veprim është rrezikuar dhe kufizuar pa të drejtë dhënia e shërbimeve qytetarëve, ndërsa barra e punës i’u është lënë stafit mbështetës të cilët tash e 3 muaj nuk kanë paga, ndërsa tani pritet që të mbesin edhe pa punë.

Në këtë kontekst Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që në eventualitet të “betejave” sindikale apo hakmarrjeve, për marrje primati apo edhe për të fituar poena brenda komuniteteve, shërbimet nuk duhet kufizuar apo rrezikuar në asnjë rast dhe për asnjë çmim.

“Betejat” sindikale fitohen përmes plotësimit të kërkesave të atyre që përfaqësojmë, rregullimit të statusit social dhe përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të atyre që përfaqësojmë, e jo duke ndëshkuar qytetarë për teka dhe protagonizëm.

Si organizatë sindikale konsiderojmë që është thelbësore edhe investigimi i participimit dhe të së drejtës për participim, pjesëmarrjes dhe keqpërdorimit të parasë publike me qëllim të rritjes së numrit dhe ekspozesë.

Shoqatat sindikale konsiderojmë që përveq egos dhe ambicieve për primat, duhet të kenë edhe një dozë morali në raport me qytetarë dhe dinjitet me rastin e zhvillimit të aktiviteteve sindikale.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që me e drejtë dhe e moralshme do ishte organizimi i një eventi si shenjë falenderimi për të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan gjatë pandemisë COVID-19, ndarjes së mirëmjohjeve publike, qoftë edhe me mbrëmje solmne ( muzikë ), mirëpo në kohë kur nuk kufizohen shërbimet, nuk mbingarkohet stafit tjetër dhe nuk i’u mbetet barra atyre që janë skajshmërisht të diskriminuar dhe të papunë potencial.

( Kjo ftesë do përcillet edhe në formë fizike )

Sindikata e Infermierëve të Kosovës

Artikulli paraprakSindikatat e Shëndetësisë udhëtojnë për në Shqipëri, ShSKUK thotë se nuk janë ndërprerë shërbimet ndaj pacientëve
Artikulli i rradhës Gjermania shënon rastin e parë të lisë së majmunëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.