Lija e majmunëve hynë në mesin e infeksioneve të rralla dhe misterioze në botë shkruan Gazeta Shneta.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, ekzistojnë dy lloje të këtij infeksioni, lloji i Kongos, me shkallë të vdekshmërisë deri në 10 për qind si dhe ai i Afrikës Perëndimore me shkallë të vdekshmërisë në një për qind.
Infeksioni ka filluar të përhapet në disa vende në botë, përfshirë edhe vendet e Evropës. Sa i përketë Kosovës, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se asnjëherë nuk është shënuar ndonjë rast i infeksionit me këtë llojë infekisoni.
Nga Ministria poashtu theksojnë se vaksina nuk është ende e disponueshme për distribuim dhe se në botë ekziston vetëm vaksina Variola Vera – apo vaksina kundër virusit Variola e njohur si “Lija e Keqe”
“Vaksina nuk është e disponueshme akoma për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera”, thuhet në përgjigjen e ministrisë dhënë për Gazetën Shneta.
Në anën tjetër, MSh nënvizon se “materiali për parandalimin dhe kontrollën e lijës së majmunëve është në përgatitje bazuar në rekomandimet e OBSH-së dhe ECDC-së të cilat janë të njohura deri sot, i cili do të shpërndahet në të gjitha institutcionet shëndetësore”
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vazhdimsi është duke monitoruar nga afër situatën epidemiologjike në shtetet e rajonit dhe në botë.
Çfarë infeksioni është Lija e Majmunëve?
Lija e majmunit është një virus që shkakton simptoma të etheve, si dhe shfaq gunga në trup.
Përhapja e infeksionit bëhet përmesë kontaktit të ngushte, me kafshë apo me njeriun e infektuar nga infeksioni.
Një infeksion i tillë për herë të parë ështe gjetur tek majmunët në vitin 1958, dhe u emrua “Lija e Majmunëve”. /Gazeta Shneta/