14 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në nivel vendi brenda 24 orëve nga 317 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk raportohet për ndonjë të vdekur me coronavirus ndërsa theksohet se nëntë qytetarë tashmë janë shëruar. Numri i qytetarëve të shëruar deri më tani ka kaluar mbi 225 mijë.
Aktualisht në nivel vendi janë 65 raste aktive me COVID-19.
Sa I përketë imunizimit MSh tregon se brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës anti-COVID.
Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinës kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/