Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët shqiptarë në Evropë të gatshëm të ndihmojnë Kosovën

Lajme 06/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët shqiptarë të cilët punojnë në vendet evropiane janë të gatshëm të ndihmojnë kolegët e tyre në Kosovë, dhe sistemin shëndetësor.

Ky ishte konkludimi i një ngjarje shkencore e cila i bëri bashkë mjekët shqiptarë nga e gjithë Evropa, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore e Lugina e Preshevës, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta Shneta ka përcjellë nga afër Kongresin e Parë Interdisiplinar në Munih të Gjermanisë, i cili është organizuar nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Lidhja e Mjekëve Shqiptar në Zvicër.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptar në Gjermani Dr. Marsela Ceno, ka thënë se motivi kryesor i kësaj ngjarje ka qenë bërja bashkë e mjekëve shqiptarë, vendosja e kontakteve dhe diskutimet për të ndihmuar kolegët nga trojet shqiptare.

“Të krijohet një platformë e mjekëve shqiptarë, ndoshta edhe ligjore, ku do të mund të ndihmonim dhe të kontribuonim për të ndihmuar vendet tona, qoftë duke shkuar atje për të mbajtur trajnime, apo për të sjellë kolegë tanë këtu për t’ua mundësuar avancimin. Qëllimi është që fillimisht të krijojmë kontaktet tona si shoqata dhe oda të mjekëve, e më pas të diskutojmë edhe për kërkesat ndaj institucioneve. Ne si mjekë shqiptarë në Gjermani jemi të gatshëm për të gjitha format e bashkëpunimit”, ka deklaruar specialistja e kirurgjisë, Dr. Ceno.

Nënkryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptar në Zvicër, gastroenterologu Dr. Mentor Bilalli, ka thënë se mjekët në Zvicër janë të gatshëm të kontribuojnë në vendlindjen e tyre.

“Mendoj se ky është hapi i parë drejt thellimit të bashkëpunimit. Duhet së pari të vendosim kontakte e më pas sigurisht të shtojmë bashkëpunimin për të ndihmuar vendet tona. Për momentin jemi rreth 400 mjekë në Zvicër. Me lidhjen që kemi formuar para disa viteve, dhe është kënaqësi të shohim kolegë tanë që janë të gatshëm të kontribuojnë. Për neve është e dhimbshme kur po shohim ikjen e mjekëve nga Kosova. Situata është alarmante dhe duhet të mendohet pas shumë viteve. Sigurisht se duhet bashkëpunim me mjekët shqiptarë nga diaspora. Ata gjithmonë kanë qenë të gatshëm që të ndihmojnë”, ka deklaruar Bilalli.

Ndërkaq Ardian Mustafai, poashtu internist/kardiolog në Gjermani ka thënë se këto takime do të jenë më të shpeshta tash e tutje.

“Vet fakti i themelimit të këtyre shoqatave, është që mjekët nga të gjitha trojet shqiptare që të jenë të bashkuar dhe të rezultojë në një ndihmë për vendet tona. Ne nuk do të ndalemi me kaq dhe do të kemi takime më të shpeshta”, ka deklaruar Mustafai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjykata e dënon Basri Lenjani me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë
Artikulli i rradhës Asnjë rast pozitiv me COVID-19, katër të shëruar gjatë 24 orëve

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.