Të gjitha pacientët të cilët kanë pasur nevojë për vendosje të fistullës arteriore – venoze, përmes së cilës mundësohet kryerja e procesit të Dializës e kanë marrë këtë shërbim nga stafi në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare dhe nuk ka më listë të pritjes.
“Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është hequr lista e pritjes për vendosjen e fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohët kryerja e procesit të Dializës”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjithashtu ka bërë të ditur se është rritur në 100 përqind edhe numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin paraprak.
“Është rritur për 100% numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të Radio-frekuencës. Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla”, bënë të ditur ShSKUK.
Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës. /Gazeta Shneta/




