Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 1,165 testime të kryera janë konfirmuar 341 raste të infektimit me COVID-19.
Brenda kësaj periudhe, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 64 qytetarë janë shëruar, kurse aktualisht në vendin tonë ndodhen 1.521 raste aktive me koronavirus. /Gazeta Shneta/




