Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka reaguar pas anulimit të pjesërishëm të konkursit për infermier në QKUK.
Nga kjo sindikatë kanë deklaruar se është e rëndësishme që monitoruesit nga sindikatat të jenë të denjë për të mundësuar procesin e sigurt dhe transparent, shkruan Gazeta Shneta.
“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së me respekt kërkon nga SHSKUK/QKUK që të rikonsiderohet komisioni për pranim ndërsa nga organizata relevante sindikale të sigurohet që monitoruesit të jenë të denjë që të përfaqësojnë oranizatën dhe atë që organizatat sindikale përfaqësojnë”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së mbetet e zhgënjyer me procesin e monitorimit të konkursit për infermierë i cili u anulua sot nga SHSKUK/QKUK.
Padyshim që është përgjegjësi dhe njëkohësisht privilegj që të sigurohet transparenca dhe mundësia e barabartë që secili kandidat të trajtohet me dinjitet dhe barazi gjatë procesit të testimit dhe intervistimit në konkurse publike.
Monitorimi i një procesi të tillë, me rëndësi të veçantë për sistemin shëndetësor, e që potencialisht do kishte impakt pozitiv në dhënien e shërbimeve cilësore për qytetarët, njëkohësisht do siguronte mbështetje për kolegët në kryerjen e veprimtarisë, lehtësimin e mbingarkesës në punë dhe menaxhimin e fluksit, sidomos tani kur rastet me COVID-19 po rriten, ndërsa numri i atyre që kërkojnë trajtim në QKUK po rritet, nuk do duhej të ndikohej nga pagesa / meditja, nuk do duhej që të neglizhohej, ndërsa do duhej që të trajtohej me seriozitetin më të madhë për shkak të arsyejeve të lartëcekura.
Puna dhe përgjegjësia e monitorimit të një procesi të tillë nuk përfundon me fundin e tesitimit apo intervistimit derisa të sigurohemi që i gjithë procesi ishte i rregullt, transparent, kur secili kandidat të ketë marrë trajtimin e barabartë dhe kur të gjitha procedurat janë respektuar me përpikmëri.
Pagesa dhe meditja do duhej të vinin të fundit.
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së me respekt kërkon nga SHSKUK/QKUK që të rikonsiderohet komisioni për pranim ndërsa nga organizata relevante sindikale të sigurohet që monitoruesit të jenë të denjë që të përfaqësojnë oranizatën dhe atë që organizatat sindikale përfaqësojnë.
Kryesia e SHSPSH-QKUK