Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gazetari Alban Selimi tregon veprimin human të mjekut specialist në QKMF në Prishtinë

Lajme 22/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet spcialisti i mjekësisë familjare, Muhemet Ademi, i ka ndihmuar financiarisht një prindi i cili kishte fëmijën e tij të sëmurë.

Një veprim i tillë i ka bërë përshtypje gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi.

“Doktori doli bashkë me ta në korridor dhe e orientoi tek sporteli prej ku prindi do të duhej të vërtetonte udhëzimin dhe të nisej në spital. Për një moment; krejt në një kënd të korridorit ku nuk kishte njerëz, e vërejta që doktori nxorri kuletën dhe i gjuajti në xhep një shumë parash babait të fëmiut. Babai, refuzonte t’ia marrë; duke i thënë se bën zgjidhje sapo arrinë në spital. Doktori me ngulm insistoi; ia la paratë në xhep dhe u kthye në dhomë me shpejtësi”, ka treguar Selimi përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Para rreth një ore, në QKMF në Prishtinë një fëmijë 4 vjeç e futi prindi i tij me shpejtësi në dhomën e doktorit i cili po kontrollonte një paciente tjetër.

Fëmiu kishte temperaturë shumë të lartë dhe kishte filluar edhe gjakderdhje për hundësh.

Pas disa minutash qëndrimi në dhomën e mjekut; pacienti doli jashtë bashkë me prindin që e mbante në dorë dhe me dorën tjetër komunikonte me dikë përmes telefonit.

Doktori doli bashkë me ta në korridor dhe e orientoi tek sporteli prej ku prindi do të duhej të vërtetonte udhëzimin dhe të nisej në spital.

Për një moment; krejt ne një kënd të korridorit ku nuk kishte njerëz, e vërejta që doktori nxorri kuletën dhe i gjuajti në xhep një shumë parash babait të fëmiut.

Babai, refuzonte t’ia marrë; duke i thënë se bën zgjidhje sapo arrinë në spital.

Doktori me ngulm insistoi; ia la paratë në xhep dhe u kthye në dhomë me shpejtësi.

Ndërkohe meqë kisha edhe pak punë aty, e kuptova që ishte ky Dr. Muhemet Ademi, specialist i mjekësisë familjare; nje djalë i ri në moshë; (që as nuk e njoh as nuk e pyeta nga është) por që një gjest si ky na bën të kemi besimin në një gjeneratë të re njerëzish profesionistë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKy ndryshim në fytyrë tregon mungesë të vitaminës B12
Artikulli i rradhës 203 raste pozitive të COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.