Mot i nxehtë dhe me diell pritet të jetë në dy ditët e vikendit.
Temperaturat minimale priten të jenë deri në 16C, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 31C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“27.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.
28.08 – Nxehtë e kryesisht me diell. Përreth viseve malore pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/




