Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Spitalin Vita vdes pacienti 72-vjeçar pas operacionit urologjik, flet mjeku Fahredin Veselaj

Lajme 01/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 72-vjeçar i cili vuante nga një sëmundje e prostatës tash e një kohë dhe pas kontrolleve të vazhdueshme tek urologu, kishte vendosur që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike për të gjetur shërim. Këtë ndërhyrje ai vendosi që ta kryejë në një nga spitalet private në Prishtinë, por ndonëse sipas mjekëve operacioni shkoi mirë, pak orë më vonë i moshuari ndërroi jetë

Spitali privat ‘Vita’ në Veternik të Prishtinës në regjistrin e pacientëve ka edhe tashmë të ndjerin M.M. Sipas mjekut kujdestar, Fahredin Veselaj, 72-vjeçari nuk ishte trajtuar më parë në këtë spital, vetëm operacionin kishte vendosur që ta kryejë aty.

Veselaj për Gazetën Sinjali ka treguar dyshimet e para për shkaqet e vdekjes së pacientit, për të cilin thotë se iu përkeqësua gjendja si pasojë e telasheve kardiopulmolare.

“Pacienti paraprakisht ka qenë me analiza, me konsultim të kardiologut, me konsultim të pulmologut, normalisht që janë potencu për shkak të moshës probleme të lehta me zemër, megjithatë e ka pasë mendimin e kardiologut dhe masdite i është nënshtru intervenimit kirurgjik me laser dhe pacienti operacionin e ka kalu shumë mirë, gjendja e tij ka qenë jashtëzakonisht mirë deri kah ora 02:00 e mëngjesit. Për shkak të problemeve kardio pulmolare, pacienti përkundër masave të reanimimit, ka ndërru jetë”, tha dr.Veselaj për Sinjalin.

Sipas tij, për të shuar dyshimet e familjarëve kanë plotësuar kërkesën e tyre që të ndjerit t’i bëhet obduksioni dhe në këtë mënyrë të dihet se çka e shkaktoi saktësisht vdekjen e të moshuarit.

Veselaj ka deklaruar për Sinjalin se nuk ka dyshime për trajtim joprofesional, por vetëm si shkak i problemeve kardiopulmolare, duke thënë se operacioni ka shkuar shumë mirë dhe sipas tij këtë mund ta vërtetojnë edhe pamjet, pasi që e gjithë procedura e operimit është incizuar.

“Pacienti asnjëherë më parë nuk është vizituar në spitalin tonë, pacienti ka qenë në kontrolla të urologut të vetë, më herët në klinika tjera, por kolegu e ka kryer operacionin në klinikën tonë dhe operacioni ka shku shumë në rregull, për çka edhe gjithë ai operacion është i incizuar. Është punuar me anestezion spinal dhe pacienti ka qenë shumë mirë, por në ora 01:30-40 gjendja e tij është përkeqësu dhe ka qenë një vdekje shumë e shpejtë përkundër masave të reanimimit që janë marrë”, përfundoi Veselaj.

Por e njëjta nuk thuhet edhe në raportin e Policisë së Kosovës, sipas të cilit familjarët kanë ngritur dyshime për trajtim jo të duhur mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësorë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën janë raportuar disa raste ku familjarë të pacientëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me trajtimin në spitale private. /Sinjali

Artikulli paraprakCilat vende kanë kujdesin shëndetësor më të mirë në botë?
Artikulli i rradhës Rreziqet e injeksionit epidural gjatë administrimit, efektet anësore më të shpeshta

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.