Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Huruglica e kishte operuar policin që nuk e ndihmoi shteti për trajtim jashtë vendit

Lajme 13/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oftalmologu që ndërroi jetë sot, Dr. Visar Huruglica, e kishte operuar muaj më parë një polic të cilin nuk e ndihmoi shteti për trajtim jashtë vendit.

Polici dhe ish-veterani i UÇK-së Brahim Sedolli doli me një falënderim publik në rrjetet sociale në maj të këtij viti për një ekip të mjekëve në QKUK, pasi kishte kryer një intervenim në sy, shkruan Gazeta Shneta.

Sedolli falënderoi komplet ekipën, por në veçanti mjekun që kishte kryer operacionin. Bëhet fjalë për Dr. Visar Huruglica, oftalmolog, i cili ndërroi jetë sot në QKUK.

“Me datë:13/05/2022. në QKUK-Prishtinë  në repartin e ” Syrit” kam pas një intervenim në syrin tim ku dua ti falimenderoj disa doktor të cilët nga kontrollat e para deri te operimin janë kujdes për shëndetin tim:  Dr : Samir Bytyqi,  Dr: Bardhyl Berisha, Dr: Alban Ejupi dhe Dr: Visar Huruglica i cili dhe ka kry eperimin

Flm shumë”, kishte shkruar Brahim Sedolli. Ky i fundit duhej të kryente edhe një intervenim jashtë vendit, por kërkesën e tij e kishte refuzuar Fondi për Trajtim Jashtë vendit.

Huruglica ndërroi jetë sot në Qendrën Klinike Universitare pas një problemi të rënd akut shëndetësor. Vdekja e tij ka tronditur komunitetin mjekësor.

Shumë kolegë të tij kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale, përfshirë menaxhmentin e SHSKUK-së dhe Klinikës së Oftalmologjisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHSKUK shpreh ngushëllime për oftalmologun Visar Huruglica: Humbje e madhe për komunitetin mjekësor
Artikulli i rradhës Shkencëtarët zbulojnë mënyrën më të mirë për ta qetësuar një foshnje që qan

Ju sugjerojmë

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.