Shkruan: Prof. ass. dr Ali Z. Lahu, Internist – Reumatolog
- Çka është metotreksati?
-Është antimetabolik, analog struktural i acidit folik.
-Është i njohur veprimi i tij si imunosupresor dhe imunomodulator dhe ka biodisponueshmëri të lartë në dozë <25 mg.
-Përdoret që nga viti 1988, si bar bazik në mjekimin e Artrit reumatoid.
-Metabolizohet në mëlçi dhe eleminohet kryesisht përmes veshkëve.
- Analizat e nevojshme para terapisë me MTX.
-Hemogrami me formulë leukocitare
-Funksioni i veshkëve: (urina, prova e biuretit, klirensi i kreatininës endogjene, kreatinina dhe urea në serum)
– Funksioni i mëlçisë: (ALT,AST, ALP, albuminat, markerët e hepatitit)
– Analizat për HIV.
- Skema e dhënies së barit.
-Doza e përnjëhershme, merret një herë në javë (per os, i.m., i.v. s.c.)
-Doza intermitente merret tri herë në ditë, brenda 24 orëve. Është vlerësuar se efekti terapeutik është i njëjtë.
-Zakonisht fillohet me test dozë prej 2,5-5 mg. për të parë tolerancën në MTX. -Mielosupresioni maksimal arrihet 7-10 ditë pas fillimit të terapisë.
-Duhet të kemi kujdes të shtuar kur kemi dëmtim të funksionit të veshkëve dhe kur e kombinojmë me BAIJS dhe sulfopreparate.
- Kundërindikimet:
-Çrregullimi i funksionit të veshkëve
-Çrregullimi i funksionit të mëlçisë
-Shtatzania
-Hepatiti
-Ciroza e mëlçisë
-Anemia , bicitopenia
-Alkoolizmi dhe
-Infeksionet akute.
- Përcjellja e analizave gjatë terapisë me MTX
-Hemogrami me formulë leukocitare çdo javë, në dy javët e para.
-Çdo dy javë, në muajin vijues dhe
-Çdo muaj, në vazhdim të terapisë.
-Funksioni i veshkëve përcillet në çdo tre muaj dhe
-Funksioni i mëlçisë, çdo 4-8 javë, ose edhe më shpesh, nëse nuk kemi bërë më parë biopsinë e mëlçisë.
- Interpretimi i analizave gjatë terapisë.
– Nëse kemi rënie të leukociteve nën <3500, trombociteve nën <100000, duhet të ndërpresim terapinë për 2-3 javë.
– Te bicitopenia, duhet të fillojmë me acid folik 1-5mg në ditë.
– Rritja e vlerave të enzimeve të mëlçisë na kushtëzon ndaljen e terapisë për 1-2 javë.
– Analizat që qëndrojnë të rritura deri në 2 muaj na bëjnë të detyrueshme biopsinë e mëlçisë.
- Indikacionet për biopsi të mëlçisë gjatë terapisë me M.T.X
– Biopsia paraprake bëhet te të gjithë pacientë me anamnezë pozitive për konsumim të gjatë të alkoolit,
– Te ata me rezultate të përsëritura të dëmtimit të veshkëve dhe hepatit B dhe C
– Ose nëse 6 nga 12 analiza vjetore , gjegjësisht 5 nga 9, tregojnë për dëmtim të mëlçisë.
– Kur proteinat në serum bien nën 34g/l
– Biopsia e hershme e mëlçisë preferohet në akumulimin e barit prej 1-1.5gr. dhe bëhet e domosdoshme te pacientët me konsumim tē alkoholit dhe
– Te ata me rritje të enzimeve hepatike dhe hepatit B dhe C.
- Biopsia e hershme e mëlçisë pa faktor rreziku:
-Biopsia e parë bëhet te akumulimi i barit prej 1-1.5 gr.
-E dyta në 3 gr.
-E treta në 4gr.
- Nëse kemi faktor rreziku:
-Biopsia e parë duhet të bëhet 2-4 muaj pas fillimit të terapisë.
-E dyta, te akumulimi i barit prej 1-1.5gr.
-E treta 3 gr. dhe e katërta 4 gr.
- Kundërindikimet për biopsi:
-Hemorragjia subkapsulare
-Perforimi i fshikëzës biliare
-Hemoperitoneumi
-Pneumotoraksi
- Dozat të cilat imponojnë biopsinë:
-Doza prej 7,5mg, biopsia
pas 1 viti.
-Doza prej 15 mg. pas 6 muajve, dhe
-Doza prej 22,5 mg, pas 17 javësh
- Interpretimi i gjetjeve nga biopsia e mëlçisë:
-Stadi l/ll: mund të vazhdohet me terapi
-Stadi III/A: duhet biopsi pas 6 muajve ose të kalohet në bar alternativ.
-Stadi III/B: nuk lejon përdorim më tutje të barit.




