Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindikata e QKUK-së kërkon anulimin e urdhëresës që infermieri të thërrasë mjekun: Ai duhet të qëndrojë në repart

Lajme 27/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Administrata Qendrore FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka kërkuar të martën nga SHSKUK-ja dhe QKUK-ja që t’i anulojnë disa urdhëresa, nëse siç kanë thënë, duan të ruhet paqja sociale dhe të evitohen masat sindikale.

Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë ka kërkuar anulimin e disa urdhëresave përmes të cilave obligohen kryesisht infermierët. Ndër to, është edhe ajo e cila i obligon infermierët që ta ftojnë mjekun në rast nevoje, duke argumentuar se edhe mjekët do të duhej të ishin në vendin e tyre të punës, pa pasur nevojë për ftesë.

Kërkohet edhe anulimi i urdhëresës që infermieri të shkruhet në hyrje /dalje nga dhoma e pacientit, urdhëresës që infermierët të bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK-së, dhe anulimin e urdhëresës, e cila thotë që infermierët e turneve të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve.

“Duke e respektuar kohën e fazës së transicionit dhe të akomodimit të menaxhmentit të ri të SHSKUK/QKUK, kërkojmë që deri ditën e premte (30/09/2022), ditë kur do kemi takimin e radhë së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, këto urdhëresa të shfuqizohen. Në rast të injorimit dhe mosreflektimit, do marrim vendimin për masa dhe veprime sindikale, të cilat nuk përjashtojnë protestat dhe grevat”, thuhet në komunikatë. /Koha.net/ 

Artikulli paraprakTre muaj pas shkarkimit nga pozita, Zhubi tregon arsyet e shkarkimit të Ferdane Myftarit
Artikulli i rradhës Për një vit, rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfituan nga Shtesat e Qeverisë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.