Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reparti “horror” në QKUK, këtu ushqehen mirëmbajtësit – VIDEO

Lajme 13/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të shpeshta janë rastet kur menaxherët e klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërlidhin ofrimin e disa shërbimeve shëndetësore me mungesë të hapësirave brenda klinikave. Megjithatë ka hapësira të cilat janë lënë në harresë e gjendja e tyre është shëndrruar në pamje “horror”.

E tillë është Klinika Interne, më saktësisht kati i fundit në këtë klinik.
Shtretër, dyshekë, karriga, tavolina e pajisje të tjera “të panevojshme”  janë të vendosura në këtë pjesë të klinikës, që në shikim të parë të jepin ndjesin e një vendi të braktisur.

Klinika Interne Foto: Gazeta Shneta

Ndonëse kjo hapësirë është në këtë gjendje e papastërtia është në nivel të lartë, mirëmbajtësit në këtë klinikë ushqehen për çdo ditë në njërën nga qoshet e kësaj hapësire, pasi që nuk ka vend tjetër për ta brenda klinikës.

“Bukën e kemi hëngër shkallëve ose kudo tjetër që kemi mundur. Nuk kemi asnjë hapësirë tjetër në këtë klinik as për ushqim as për vesh- mbathjet tona”- thotë njëri nga mirëmbajtësit i cili dëshiroi të mbesë anonim ndërsa shprehet i lumtur që tashmë i kanë lejuar të përdorin këtë hapësirë.

Sipas Ligjit  NR. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 5, pika 1 thotë se punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetëshme në të gjitha aspektet e punës ndërsa pika 4 thotë se punëdhënësi është i detyruar të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë në marrjen e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë për të gjithë të punësuarit.

https://gazetashneta.net/wp-content/uploads/2022/10/311235882_5882166288474130_1972705943452475290_n.mp4

Rolë të rëndësishëm në spitale dhe klinika luajn mirëmbajtësit pasi që ata përkujdesën për pastërtin në secilin repartë. Mirëmbajtësit në Interno përkujdesen për hapësirat e pesë klinikave- të cilat gjenden brenda objektit.

Klinika Interne Foto: Gazeta Shneta
Klinika Interne Foto: Gazeta Shneta
Klinika Interne Foto: Gazeta Shneta

Në anën tjetër, Gazeta Shneta ka kërkuar sqarim nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar pse kjo hapësirë në këtë klinik nuk shfrytëzohet dhe pse nuk ka arritur të siguroj vend për mirëmbajtësit e klinikës, por të njejtit nuk janë përgjigjur pyetjeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë duhet të shmangni gjatë shtatzënisë, zhvillimi i shëndetshëm i foshnjës
Artikulli i rradhës Shefi i repartit të gjinekologjisë, pritet të marrë vërejtje nga Këshilli Drejtues i Spitalit të Vushtrrisë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.