Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetja e VV-së thotë se Kurti do ta emërojë së shpejti ministrin e Shëndetësisë

Lajme 19/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku-Tishukaj ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti ditët në vazhdim do ta bëjë emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

Madje, ajo tha se shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë, ndonëse sipas saj, ish-ministri Rifat Latifi ka qenë i përgatitur, por përvoja në Amerikë ndryshon nga ajo në Kosovë.

“Emërimet bëhen nga ekzekutivi besoj që shumë shpejt edhe kryeministri do të dalë me një propozim konkret sepse shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë”.

“Nuk është që nuk ka punuar edhe zotëri Latifi, por si duket përvoja e tij në shtetin e Amerikës nuk ka mundur të imagjinojë që sot në sistemin tonë shëndetësor nuk ki sigurime. Besoj që në ditët në vazhdim do ta bëjë një emërim në Shëndetësi”.

Sipas saj, ndryshime të mëdha ka pasur në ShSKUK ngase siç thotë ajo ky institucion nuk vuan më nga mungesa barnave nga lista esenciale. Deputetja Sadiku-Tishukaj tha se kryeministri Kurti me marrjen e drejtimit të Komitetit Ekzekutiv do ta ketë fokus kryesor shëndetësinë.

“Nuk është që nuk ka pasur ndryshime në shëndetësi. Në raportin e ish drejtorit të ShSKUK është cekur që për herë të parë SHSKUK nuk vuan më për listën esenciale. Mirëpo aty janë ndarë 12 milionë euro nga qeveria Kurti për të mos pasur mungesë të listës esenciale”.

“Kryeministri Kurti e ka marrë përgjegjësinë dhe është tek komiteti ekzekutiv për shëndetësi besoj që do ta ketë fokusin e Qeverisë Kurti sepse jemi vonuar shumë në këtë aspekt në lidhje me sigurimet shëndetësore që janë të aprovuara në parlament që nga 2011 është diçka që duhet të punohet në të”, tha Sadiku-Tishukaj. /ekonomiaonline

Artikulli paraprakFluks i madh i pacientëve në ambulancat specialistike në QKUK
Artikulli i rradhës Rreth 80 mijë vaksina të gripit sezonal, imunizimi pritet të nis në fund të muajit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.