Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekë të Prishtinës shijojnë Turqinë, a u financuan nga fabrika e barnave “Trepharm”?

Lajme 21/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhjetra mjekë nga komuna e Prishtinës kanë udhëtuar në Alanya të Turqisë për të mbajtur një simpozium ku ka ligjëruar njëra nga mjeket pjesëmarrëse. Aty janë parë të prezantuara edhe produktet e fabrikës “Trepharm”, që lë të kuptohet se kjo kompani e ka financuar udhëtimin e mjekëve por të njëjtit e kanë mohuar një gjë të tillë.

Nuk është hera e parë dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen udhëtimet e mjekëve në vende bregdetare kinse për simpoziume të përkrahura financiarisht nga kompani të barnave, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekë të nivelit parësor të komunës së Prishtinës kanë udhëtuar në Alanya të Turqisë ku kanë mbajtur një simpozium në hotelin luksoz “Gold Island”, në të cilin ka ligjëruar njëra nga mjeket pjesëmarrëse, specialistja e mjekësisë familjare Drita Peqani-Gashi.

Në disa fotografi të publikuara nga vet Peqani-Gashi, shihen të prezantuara mbi një tavolinë barnat e fabrikës “Trepharm”. Gazeta e ka pyetur Peqani-Gashin se nga kush janë financuar për këtë udhëtim, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje përmes rrjeteve sociale.

Në anën tjetër nga kompania “Trepharm” e kanë mohuar se i kanë financuar mjekët, dhe të njëjtit e kanë kërcënuar Gazetën me padi nëse përmendet emri i tyre si financues. “Ju si gazet nuk mund të keni fakte për diçka që nuk ka ndodhur, kështu që ju kisha lutur të i verifikoni me kujdes faktet sepse nëse përmendet emri i kompanisë Trepharm pa fakte zyrtare por nga thashethemet ose nga presioni i konkurrencës e cila çdo ditë po humb treg nga ne, ju do të paditeni për dëmtim material dhe jo material në gjykatë”, kanë deklaruar nga kjo kompani.

Por kur Gazeta i ka prezantuar fotografitë ku shihet produkti i tyre në simpoziumin e mjekëve në Turqi, nga “Trepharm” kanë deklaruar se nuk janë përgjegjës për shitjen dhe marketingun e produkteve të tyre. “Këtë e bëjnë kompanitë distributive të Kosovës”, kanë thënë ata, por nuk i janë përgjigjur pyetjes se kush janë distributorët e tyre.

Nga “Trepharm” kanë deklaruar se asnjëherë nuk i kanë financuar mjekët për udhëtime të ngjashme dhe ankohen se që 10 vite po punojnë pa fitim.

“Nëse kjo ka ndodh nga ndonjë kompani distribuimi të produkteve tona neve nuk na kanë njoftuar për një gjë të tillë. Ne jemi prodhues dhe furnizojmë me barna cilësore dhe çmime të arsyeshme që si prodhues në kushte të rënda të Kosovës shpesh herë shesim me çmime nën kosto të prodhimit. Për këtë arsye më shumë se 10 vite operim nuk kemi pas mundësi ende të gjenerimit të fitimit”, kanë deklaruar nga “Trepharm”, ndonëse sërish nuk kanë treguar se cilat kompani i distribuojnë produktet e tyre.

Gazeta ka pyetur edhe drejtorin e QKMF-së në Prishtinë Bujar Gashin për qëllimet e këtij udhëtimi të mjekëve familjarë si dhe kush i ka financuar, por Gashi ka deklaruar se nuk është në dijeni për këtë udhëtim.

“Ne nuk kemi ndonjë informatë për ndonjë organizim të tillë, ju siguroj se ne si QKMF nuk kemi diçka të planifikimet tona për vizitat studimore në këtë periudhë të vitit, planet eventuale të vizitave shkencore do të kujdesemi t’i realizojmë në pranverën e vitit tjetër. Ne mbikëqyrim punonjësit tanë atëherë sa janë brenda institucioneve tona, ndërsa kur ata janë në pushime vjetore ose javore nuk janë kompetencë e jona që të mirremi me jetën e tyre private, përkundrazi edhe nuk e kemi atë të drejtë”, ka deklaruar Gashi.

Udhëtimet e mjekëve të financuara nga kompanitë farmaceutike janë të zakonshme në Kosovë. Gazeta ka raportuar edhe më parë për raste të ngjashme. Këto udhëtime arsyetohen kinse për edukim të vazhdueshëm, por në fakt bëhen si shpërblim për mjekët për përshkrimin e barnave të caktuara. /Gazeta Shneta/

Hotel Gold Island
Artikulli paraprak5 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës OBSH: Numri i vdekjeve nga epidemia e Ebolës në Ugandë rritet në 44

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.