Për të mirëmbajtur dhe servisuar aparaturat e Hemodializës, Spitali Rajonal në Pejë ka nënshkruar kontrat në vlerë 39, 884,00 euro.
Spitali Regjional në Pejë ka nënshkruar kontratë me Operatorin Ekonomik “PHARMA LEADER” L.L.C., për mirëmbajtjen dhe servisimin e aparateve të Hemodializës – përmes së cilës bëhet pastrimi i gjakut të pacientit.
Kontrata ndërmjet Spitalit dhe Operatorit Ekonomik është nënshkruar një javë më parë dhe kriter për dhënie të kontratës ka qenë cmimi më i ulët.
Në garë për të fituar këtë tender kanë qenë edhe pesë kompani të tjera.
Spitali i Pejës aktualisht ka 30 aparatura për Hemodializë.
“Të gjithë këto aparatura janë në gjendje funksionale dhe arsyeja e shpalljes së tenderit për servisim dhe mirëmbajtje për të cilin keni pyetur është që pajisjet të mbahen në gjendje funksionale. Kjo bëhet duke përzgjedhur operatorë ekonomik që mundëson që përderisa zgjatë kontrata të i mbanë këto aparatura në gjendje funksionale në çfarëdo defekti eventual”, thuhet në përgjigjen e spitalit dhënë për Gazetën Shneta.
Për një muaj në spitalin e Pejës kryhen mbi 1000 shërbime të Hemodializës, sipas të dhënave të spitalit në muajin e kaluar janë kryer 1007 hemodializa. Nga spitali thonë se nurmi i shërbimeve të Hemodilizës rritet më tepër për shkak të mërgimtarëve të cilët kanë nevojë për hemodializë dhe këtë shërbim mund të marrin në spitalin e Pejës./Gazeta Shneta/




