Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Mbi 1500 infermierë do të largohen nga Kosova gjatë vitit 2023”, reagon Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor

Lajme 27/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, të punësojë infermierë të rinj.

Kjo kërkesë vjen pas largimit të profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.

“Urojmë që këta profesionistë mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në shumë klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muajit, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”, thuhet në komunikatë.

Nga sindikata kanë kërkuar që vend të shtypjes ndaj profesionistëve shëndetësor, të njihet puna e tyre.

“Në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune. T’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionistë shëndetësor, të mos zhvendoset fokusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative”, thuhet më tej në reagim.

Komunikata e plotë:

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.

S.B., E.D., SH.H., L.S., K.K., SH.G., E.K., janë vetëm disa nga mbi 1500 infermierët në përgatitje që do të largohen gjatë vitit 2023. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash.

Janë pikërisht infermierët me përvojë të gjatë të punës dhe ata nën moshën 45 vjeç, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga Klinikat dhe QMF, pavarësisht mungesës së mjekëve.

Roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës.

Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fokusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri.

Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, të punësoj infermier të rinj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në shumë klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti.

Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve.

Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona.

Kryesia SHSPSH-QKUK

Artikulli paraprakVirusi Ebola ka prekur 6 nxënës në Ugandë ndërsa frika e infektimit rritet çdoherë e më shumë
Artikulli i rradhës Mbahet takimi i katërt i Komisionit Ekzekutiv, evidentohen rezultatet e para të punës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.