Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vidhen terapi e pajisje në ambulancën e Gllarevës së Klinës, rasti raportohet në polici pas tri javësh

Lajme 29/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka më shumë se tri javë që është vjedhur Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Gllarevë të Klinës.

Mirëpo, ky rast është raportuar në Polici tek në fundin e kësaj jave, teksa cak ishin shumë terapi dhe pajisje.

Këto nuk u gjetën më nga data 13 e këtij muaji, derisa infermierja Vlora Morina që punon në këtë institucion shëndetësor prej vitit 2020, tregon se një ditë më parë la gjithçka në rregull me përfundimin e orarit, madje edhe të pastruar nga higjenisti.

E njëjta tregon se në AMF-në e Gllarevës pos saj punon edhe një infermier tjetër, Dylber Gashi i cili kishte qenë i pari që kishte arritur në ambulancë dhe kishte hasur në gjurmët e vjedhjes, por që i njëjti as nuk e kishte kontaktuar paraprakisht kolegen e tij dhe as njoftuar policinë, përveç menaxhmentin e QKMF-së në Klinë.

Bile, siç tregon infermierja Morina, e cila është e punësuar në kuadër të shërbimeve që i blen komuna, askush nga QKMF-ja e Klinës nuk e ka vizituar këtë hapësirë pas ndodhjes së këtij rasti. Dhe as kur u thye dera e kësaj ambulance gjatë kësaj jave, ku për Morinën u bë edhe një arsye më e madhe për ta raportuar vjedhjen dhe këtë të fundit tek organet e rendit.

Sipas saj edhe me ardhjen e policisë, këta të fundit deklaratat nuk i morën nga të dy punonjësit.

Profesionistja shëndetësore Morina bën me dije se nuk dyshon që mund të këtë qenë ndonjë përdorues i narkotikëve, ngase sipas saj do të merreshin shiringa dhe diazopana, por jo gjërat tjera që janë vjedhur.

Ani se objekti vëzhgohet nga një kamerë jashtë, gjatë raportimit tonë dhe kontaktit me QKMF-në na u tha se tek në këtë të shtunë është kërkuar që të shikohen pamjet, pasi u bë me dije se kamera me shumë gjasë nuk ka qenë funksionale.

Televizioni ka kontaktuar edhe infermierin Dylber Gashin që punon këtu çdo ditë, por i njëjti ka thënë se e ka të pamundur prononcimin dhe se për të gjitha është në njohuri kolegia e tij.

 

Drejtori i QKMF-së, Haxhi Ibishi insiston se kanë bërë një proces-verbal pas vjedhjes por që nuk e kanë raportuar rastin ngase kanë pretenduar se këtë e ka bërë dikush i papërgjegjshëm apo me probleme mentale, megjithëse potencon se janë për ta ndriçuar rastin deri në fund. /Klankosova.tv

Artikulli paraprakMot i ngrohtë edhe në ditën e diel
Artikulli i rradhës Shtatzënia dhe faktori Rh(-), ja se çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.