Temperatura jo shumë të larta e mot kryesisht stabil pritet të shënohet në javën në vijim.
Temperaturat minimale do të jenë 4C e 7C, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 16C e 18C, ndërsa ditën e premte mund të pësojnë rënie deri në 13C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“7.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave.
8.11 – Paradite vransira, që shpërndahen gjatë ditës, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.
9.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.
10.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull.
11.11 – Kryesisht me vransira, pasdite shkurtimisht me mundësi për riga lokale shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/