Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur të papërgjegjshme Qeverin aktuale karshi sistemit shëndetësisor në nivel vendi.
Sipas tij, shëndetësia është në kolaps e në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar është me Ushtrues Detyre.
“Shëndetësia buzë kolapsit ndërsa Ministria e Shëndetësisë është pa ministër dhe ShSKUK pa drejtor dy pozitat kyqe në shëndetësi janë me Ushtrues Detyre dhe kjo tregon papërgjegjësin e Qeverisë në sektorin e shëndetësisë keqmenaxhim e keqpërdorime në sektorin e shëndetësisë”, është shprehur ai gjatë seancës.
Anëtari i Komisionit për Shëndetësië dhe Mirëqenjë Sociale foli edhe për sallat për ndërhyrje kirurgjike në Ortopedi. Ai e quan papërgjegjësi të Qeverisë mbylljen e sallave për ndërhyrje kirurgjike në këtë klinik.
“2,2 milion euro janë investuar në sallat e operacionit në Ortopedi dhe këto salla janë mbyllur nga inspektoriati sanitar për shkak të kushteve tekniko- sanitare, a ka ma papërgjegjësi”, shprehet Haxhiu.
Sa i përketë ikjes së mjekëve nga sektori publik në atë privat dhe jashtë vendit. Haxhiut thekson se Qeveria në pushtet nuk është duke bërë asnjë veprim për të rritur pagën e mantelbardhëve në mënyrë që të vazhdojnë punën së sektorin publik apo të qëndrojnë në Kosovë.
“Dëmi që kjo qeveri është duke ia bërë shëndetësisë do të jetë i parikuperueshëm me vite. Menaxhmenti politik i emruar dhe i mbrojtur nga qeveria Kurti lëre që nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur problemet por listat e pritjes për operacione janë rritur skajshmërishtë për shkak të mungesës së anesteziologëve”, u shperhe ai mesë tjerash.
Haxhiu po ashtu ka shprehur shqetësimin e tij edhe për kolonat e gjata në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Keqmenaxhim, papërgjegjësi e keqmenaxhim në shëndetësi derisa autoambulanca i bënë 45 minuta nga Peja në Prishtinë i duhen edhe 45 minuta nga hyrja e QKUK-së në emergjencë. A ka më katastrof që pacienti me vdek në kolon në oborrin e QKUK-së se për 45 minuta nuk mundet me arritë në oborrin e ShSKUK-së dhe kjo papërgjegjësi kërkon llogaridhënje dhe për këtë e kemi kërkuar debatin për shëndetësi”, tha ai. /Gazeta Shneta/




