Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Stamboll.
15:45 – Konfirmohen katër të vdekur nga shpërthimi në Stamboll, 38 të lënduar
Nga shpërthimi që ndodhi pak më herët në rrugën e mbipopulluar Istiklal të Stambillit, katër persona kanë humbur jetën dhe 38 janë plagosur, tregoi Guvernatori i qytetit, Ali Yerlikaya.
“Të plagosurit tanë po trajtohen. I urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, shkroi Yerlikaya, transmeton Klankosova.tv.
15:10 – Guvernatori i Stambollit thotë se ka të vdekur nga shpërthimi me bombë
Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi me bombë që tronditi Turqinë, pak më parë.
“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet tona të policisë, shëndetësisë dhe zjarrfikësve. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Tëitter, transmeton Klankosova.tv.
14:47 – Mediat turke kanë raportuar të dielën se ka ndodhur një shpërthim në rrugën popullore të këmbësorëve “Istiklal” të Stambollit, ku janë plagosur 11 persona.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit dhe policia, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma.
Përdoruesit e mediave sociale kanë deklaruar se dyqanet dhe rruga janë mbyllur, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv




