Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 1 milion analiza u kryen në Biokimi – 340 mijë pacientë u shërbyen për tetë muaj

Lajme 14/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 1 milion analiza janë kryer në Klinikën e Biokimisë në QKUK, ndërsa këto shërbime morën mbi 340 mijë pacientë, raporton Ekonomia Online.

Krahas shërbimeve që marrin klinikat e QKUK-së, së fundmi Biokimia ka filluar t’i shërbejnë edhe rasteve ambullantore, ku për një ditë numri i rasteve shkon në 140.

Për gjitha këto, drejtori i kësaj Klinike, Shemsi Veseli, ka thënë për Ekonomia Online, se shifra e analiza mund ta tejkalojë numrin e saktë, pasi siç thotë brenda një analize bëhen disa sosh.

E shuma e përafërt e këtyre analizave, kap shifrën e 10 milionë eurove.

“Ne për çdo javë dhe për çdo muaj, i nxjerrim të dhënat por për tetë muaj është më shumë se një milion analiza duke mos e rritur numrin e tyre, sepse brenda një analize mund të jenë edhe 28 analiza, ndërsa kanë qenë më shumë se 340 mijë pacientë. Në klinikën e Biokimisë bëhet një punë shumë e madhe, përpos që jemi në shërbim të të gjitha Klinikave, normalisht ka raste edhe nga spitalet e Përgjithshme, dhe ka raste edhe për rasteve ambullantore”, tha ai, duke thënë se 140 raste ambullantore brenda ditës.

E shifra e këtyre analizave nëse do të paguheshin me çmimin e tregut, atëherë sipas Veselit do të kapte shifrën e 10 milionë euro.

“Unë shpesh kam kërkuar që ta bëjmë kalkulimin sesa është çmimi i tregut. Nëse flasim për këto 1 milion analiza që janë kryer, jam mëse i bindur se nëse do të ishte sigurimi shëndetësor, inkasimi kishte me kalu më shumë se 10 milionë, jam i bindur se kjo do të kalohej. Për arsye se nëse flasim për një analizë të didimerit i cili në privat mund të variojë 10 apo 15 euro, tek ne thuajse bëhet gratis. Në kohën kur ka qenë i shprehur Covidi, i kemi bërë 250 analiza të dedimerit brenda 24 orëve”, tha Veseli, teksa shtoi se gjatë pandemisë kishte mungesë të furnizimit me didimer.

Sfidë për këtë Klinikë, është mungesa e stafit. Sipas Veselit, në Biokimi ka nevojë edhe për 20 teknik laboratori.

“Kemi nevojë për staf edhe mjekë gjithashtu, por për momentin mëse imediate është me teknik laboratori, pra na duhet tek edhe sporteli që do na lehtësonte, por edhe në laboratorin e Qendrës emergjente që do ta mbante administrative. Duke mos e kërkuar maksimalen, por gjithmonë jam kujdesur edhe për çështje buxhetore, e kam parashikuar për 20 teknikë laboratori, për arsye se një pjesë e kolegëve kanë shkuar në pension por që ka raste kur edhe ka vdekur kolegu gjatë pandemisë, dhe kështu nuk janë zëvendësuar niumri i tyre. Tash në janar më shkojnë dy në pension dhe dy apo tre të tjerë shkojnë në pension në qershor”, tha ai.

Drejtori i Biokimisë, thotë se disa prej profesionistëve shëndetësor e kanë lënë punën për në privat e disa të tjerë kanë dalë në pension, duke thënë se vitin e ardhshëm është paraparë që të pensionohen edhe katër të tillë.

“Nga Klinika ime që ka dalë jashtë shtetit nuk ka pasur, por ka që e kanë lëshuar punën për motive tjera, për privat gjithsesi por edhe për motive shëndetësore. Një kolege e ka lëshuar punën për në privat sepse natyrisht pagesat kanë qenë më stimuluese. Por një fakt është që ata të mbesin në privat, sepse rreziku është që nëse vazhdon ky trend normalisht se do të kemi telashe”, tha ai, duke thënë se mungesë të laborantit ka edhe në spitalet e Përgjithshme.

 

Artikulli paraprakAsnjë rast pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Artikulli i rradhës Dr. Arbër Shehu nga data 28 nëntori do të jetë drejtor në “AstraZeneca”

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.