Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështon pika e mbledhjes së Senatit të UP-së ku do të votohej për avancimin e kandidatit për lëndën e kirurgjisë

Lajme 16/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka dështuar sot pika e rendit të ditës së mbledhjes së Senatit të Universitetit të Prishtinës, ku do të votohej për avancimin e një kandidati në lëndën e kirurgjisë.

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ishte paraparë avancimi i një kandidati për lëndën e kirurgjisë në pikën e tretë të rendit të ditës, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka marr vesh nga burime se në këtë pikë të rendit të ditës në mbledhjen e Senatit të udhëhequr nga ud.rektorja Luljeta Plakolli-Kasumi, ka qenë e paraparë të votohet për avancimin e kandidatit Halit Maloku.

Megjithatë kjo nuk ka ndodhur për shkak se kjo pikë e rendit të ditës është anuluar në momentin e fundit.

Mbledhja e Senatit ka zgjatur vetëm disa minuta.

Pas kësaj mbledhje ka mbajtur një konferencë për media kandidati Lulzim Vokrri, i cili po pretendon se i është bërë e padrejtë nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë si dhe nga Komisioni Recenzues. Ky i fundit në raportin e parë e kishte vlerësuar Vokrrin me më shumë pikë sesa kandidati Maloku, por më pas Këshilli i Fakultetit kishte vendosur që ta kthej lëndën e tij në rivlerësim dhe më pas Vokrrit i janë hequr pesë pikë të monografisë, për çka kirurgu vaskular ka thënë se i është bërë e padrejtë dhe se pikët i janë hequr në mënyrë klandestine. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAntibiotikët po përdoren në shumë raste pa nevojë, sfidë mbetet blerja e tyre pa recetë
Artikulli i rradhës Avokati Shkoza për rastin “Stenta 2”: “Prokuroria manipuloi me dëshmitarë kundër kardiologëve më eminent që ka Kosova”

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.