Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënkryetari i SPSh-së të QKUK-së: Foshnja ka mundur të shpëtojë, të dorëhiqet drejtori i Gjinekologjisë

Lajme 02/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënkryetari i Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Gjinekologjisë, Zef Ndrejajt, për mosintervenimin e shpëtimit të foshnjës në rastin e vrasjes së nënës shtatzënë, Hamide Magashit, të mërkurën.

Ata përmes një komunikate kanë thënë që Kodi i Etikës e lejon që të kryhet një intervenim i tillë në aso kushte, shto faktin që një rast i tillë ka ndodhur në oborrin e Gjinekologjisë.

“Leni pallavrat dhe shfajësimet, nuk janë kërkuar kushte aseptike operative për ta nxjerrë foshnjën pasi nëna ka qenë e pa jetë”, thuhet në komunikatë.

“Një skalper është dashur. Kaq. CTG-ja ka qenë literalisht dhe figurativisht 30 metra larg viktimës, me çka do ishte konstatuar urgjentisht se a është foshnja gjallë apo jo”.

“Përveç kësaj, Kodi i Etikës e lejon një intervenim të tillë në momentin që konstatohet vdekja e nënës dhe që foshnja është gjallë”.

“Nuk ka qenë viktima në rrugë, në spital ka qenë ta hajë dreqi, po qysh askush nuk u afrua për ndihmë asaj dhe foshnjës, mirëpo vetëm me çarçafë ?!!!!”

Kjo është komunikata e plotë e nënkryetarit të Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së:

Leni pallavrat dhe shfajësimet,

Nuk janë kërkuar kushte aseptike operative për t’a nxjerrë foshnjën pasi nëna ka qenë e pa jetë.

Një skalper është dashur. Kaq.

CTG-ja ka qenë literalisht dhe figurativisht 30 metra larg viktimës, me çka do ishte konstatuar urgjentisht se a është foshnja gjallë apo jo

Përveq kësaj, Kodi i Etikës e lejon një intervenim të tillë në momentin që konstatohet vdekja e nënës dhe që foshnja është gjallë.

Nuk ka qenë vikitima në rrugë, në spital ka qenë t’a hajë dreqi, po qysh askush nuk u afrua për ndihmë asaj dhe foshnjës, mirëpo vetëm me çarshafa?!!!!

Nuk ka pasur nevojë ajo foshnje për mbulimin e nënës së vrarë, mirëpo për neve si profesionist shëndetësor.

Drejtori i Gjinekologjisë urgjent duhet të dorëhiqet nëse ka sado pak moral, nëse nuk ka fije turpi dhe as moral, të shkarkohet menjëherë.

Qysh more nuk ju vjen turp se në çfarë pozicioni e keni vendosur të gjithë komunitetin shëndetësor vetëm për t’a ruajtur pozitën!?

Enlirat Duraku

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së

Nënkryetar

Artikulli paraprakDhunuesve të grave do t’u vendosen byzylykë për t’ua përcjellur vendndodhjen
Artikulli i rradhës Dy raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.