Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për dy logopedë.
Për këtë pozitë kërkohet ofrim i shërbimeve të logopedisë në repartin e Klinikës së ORL-së, dhe paguhet me koeficient 7.2, shkruan Gazeta Shneta.
Për t’u kualifikuar si kandidat në këtë pozitë kërkohet diploma universitare në logopedi, licenca e punës nga institucioni përkatës.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është i hapur nga data 22.12.2022 deri më 29.12.2022. Konkursin e gjeni në vegzën në vazhdim Konkurs për Llogopedë në QKUK.
Shpallja e këtij konkursi ndodh pas skandalit të ish-shefit të këtij shërbimi Iljasa Fazliu, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës pas abuzimit me një pesë vjeçare me autizëm në ordinancën e tij. Fazliu gjendet në paraburgim. /GazetaShneta/




