Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Streptokoku i grupit A ka marr jetën e 15 fëmijëve ndërsa sëmundja po vazhdon të përhapet

Lajme 08/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pesëmbëdhjetë fëmijë nën moshën 15 vjeçe kanë vdekur tani në Mbretërinë e Bashkuar pasi u diagnostikuan me sëmundje invazive të streptokokun të grupit A, zbulojnë të dhënat e reja.

Shifrat nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), zbulojnë se 13 prej këtyre fëmijëve kanë vdekur në Angli që nga muaji shtator. Dy vdekjet e tjera u regjistruan në Belfast dhe Uells, shkruan Metro.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Rastet me streptokokun e grupit A janë raportuar të jenë më shumë se katër herë më të larta këtë vit, krahasuar me mesataret e viteve të mëparshme.

Viktimat përfshijnë Muhammad Ibrahim Ali, një djalë katërvjeçar ‘aventurier’ nga Buckinghamshire dhe Stella-Lily McCorkindale, pesë vjeçe, nga Belfasti, e cila ishte ‘dielli’ i prindërve të saj.

Hanna Roap, një shtatë vjeçare nga Uellsi, gjithashtu vdiq dhe babain i saj, pretendonte se ajo mund të ishte shpëtuar nëse do t’i jepeshin antibiotikë.

UKHSA tha se ka pasur 652 raporte të sëmundjes invazive të streptokokut që nga shtatori – më i lartë se në të njëjtat pika gjatë pesë viteve të fundit.

Streptokoku i grupit A është emri që i jepet një lloj bakteri që ndonjëherë gjendet në fyt ose në lëkurë.

Zakonisht shkakton sëmundje të lehta, si dhimbje të fytit dhe infeksion të lëkurës, dhe shumica e njerëzve e mbajnë atë pa asnjë simptomë.

Megjithatë, rrallë herë, këto baktere mund të shkaktojnë sëmundje të rënda dhe kërcënuese për jetën, sëmundje invazive streptokoke të grupit A.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë aktuale që një lloj i ri po qarkullon tanimë.

Rritja e rasteve ka shumë të ngjarë për shkak të sasive të larta të baktereve qarkulluese dhe rritjes së përzierjes sociale, kanë këshilluar ata. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakBebi juaj rritet shëndetshëm me këtë formulim i cili përmban 14 vitamina dhe minerale
Artikulli i rradhës Raçi ua rrit koeficientet 10 zyrtarëve të administratës në 8.4, aq sa paguhen specialistët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.