Gjatë orarait të tij të punës është kërcënuar Dr.Shaqir Uka shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, kërcënimi ka ndodhur nga familjari i pacientit të hospitalizuar në këtë njësi.
“Kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.”
“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor.”, thuhet në njoftim.
Tutje, ShSKUK-ja thekson se në këtë njësi, presioni për të shpëtuar jetën e një pacienti është e lartë, andaj edhe këto vështirësi e rëndojnë personelin shëndetësorë. /Gazeta Shneta/




