Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrugëtimi i Dr. Mentor Bilalit dhe tri specializimet e përfundura në Zvicër

Lajme 12/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët shqiptar me veprimtari në vendet evropiane të cilët kanë korrur suksese të mëdha në fushat profesionale, vijnë si asnjëherë më parë në storie plot ambicioze dhe frymëzuese.

Njëri ndër ta, Dr. Mentor Bilali si fëmijë kishte tri ëndrra, se çfarë donte të bëhej kur të rritej, e të tria ishin identike: mjek, mjek, mjek.

I lindur në Breznicë, një fshat kufitar në komunën e Bujanocit, pasi që babai i tij punonte si punëtor sezonal në Zvicër, ai vizitën e parë në Zvicër e bëri kur ishte vetëm 4 vjeç, shkruan burimi Albinfo.ch.

Si fëmijë, ishte mjaft i pasionuar pas futbollit, por me kalimin e viteve të shkollës fillore, të cilën e ndiqte në Reiden të Luzernit, pra, kur gjërat filluan të bëheshin më “serioze” rreth së ardhmes, pas klasës së 6-të Mentori kalon drejtpërdrejt në gjimnaz në Sursee.

Pas gjimnazit, radhën e kishte edhe matura, si pengesë e fundit për të mësyrë aty ku kishte ëndërruar gjithmonë: Fakulteti i Mjekësisë, të cilin e ndjek në Basel nga viti 2002 deri ne diplomimin, në vitin 2008.

Të gjithë ata që studiojnë për mjekësi, e dinë që rruga për t’u bërë mjek nuk është edhe aq e lehtë. Edhe për (tashmë) dr. Mentorin vlente e njëjta gjë. Ai, pas përfundimit të studimeve 6-vjeçare, nga 2009 punon dy vjet si mjek në kirurgji abdominale e më pas 1 vit në urologji. Pastaj fillon specializimin në Mjekësinë Interne në Klinikën Universitarë në Aarau, ku prej 2012 ushtron veprimtarinë e tij si mjek. Ndërsa në vitin 2014, në sajë të përvojës dhe specializimit të kryer, avancohet në pozitën e Kryemjekut (Oberarzt) në Aarau.

“Dëshira dhe vullneti për të realizuar këtë të parën, janë çelës i çdo suksesi”, rrëfen për albinfo.ch Dr. Mentor Bilalli.

Si hapi i madh i radhës për Mentorin ishte specializimi i dytë, ai në Gastroenterologji dhe Hepatologji, në Klinikën Universitare të Zürichut, gjë të cilën e kryen në periudhën 2015-2018, vit në të cilin edhe këtu merr pozitën e Kryemjekut.

Në Spitalin Universitar të Zürichut, si një institucion mjekësor mjaft prestigjioz në Evropë, Mentori, pos një përvoje të madhe dhe shumë të vlefshme, arrin përfundimin e subspecializimit në Endoskopinë Intervencionale.

Përvoja e akumuluar në këtë institucion do t`i shërbejë doktorit më pas në udhëtimin e tij të radhës… Ai braktis qytetin më të madh zviceran, Zürichun, për të marrë përsipër pozitën e Drejtorit apo shefit të Klinikës së Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë në SRO të Langenthalit në Kantonin e Bernës. Në të njëjtën kohë ai është edhe drejtor i qendrës së Endoskopisë në ordinancën “Gastroenterologie Oberaargau AG” të po këtij spitali.

“Qëllimi im parimor asnjëherë nuk ka qenë të menaxhoj ndonjë institucion mjekësor, por vetëm se të bëhem një mjek shumë i mirë e t`i ndihmoj njerëzit atëherë kur kanë më së shumti nevojë”. Kështu shprehet për albinfo.ch Dr. Mentor Bilali, nën urdhrat e të cilit në SRO të Langenthalit janë 26 punëtorë, përfshirë këtu mjekë, specializantë, infermiere, sekretare etj.

Edhe pse ai ka kaluar nëpër të gjitha fazat e shkollimit në Zvicër, si një i “huaj” që ishte, Mentori asnjëherë nuk kishte vërejtur se ishte trajtuar ndryshe nga kolegët e tij zviceranë apo të tjerë, për ç’gjë i është shumë mirënjohës Zvicrës që i ka mundësuar një shkollim të tillë.

Por, kur jemi te falënderimet për arritjet dhe sukseset e tij, në radhë të parë janë pa dyshim prindërit e Mentorit, ndikimi i të cilëve dhe shtytja kanë meritat kryesore tek ai.

Pos punës së tij në institucionet e shumta deri tash në Zvicër, Dr. Mentori është edhe në kryesi të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ku jep kontributin e tij të vlefshëm.

Këtë vit, në kuadër të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, dr. Mentori do të jetë në organizim të „Swiss Medical School”, ku së bashku me kolegë të tjerë nga Zvicra do të ligjërojnë për profesionistët e rinj nga Kosova.

 

Artikulli paraprakPrezervativët do të jenë falas për të rinjtë francez, thotë Macron
Artikulli i rradhës Neurologu irlandez diagnostikoi gabimisht pacientët që vdiqën nën kujdesin e tij

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.