Ish-ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj, ka kritikuar rikthimin e Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë.
Përmes një komunikate në rrjetin social facebook, Zemaj ka thënë se “qasja nuk po ndryshon dhe dështimi dhe degradimi po vazhdon”.
“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”
Kujtojmë se Arben Vitia është rikthyer përsëri si ministër i Shëndetësisë, për herën e tretë në këtë dikaster të udhëheqjes. /Gazeta Shneta/