Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë parë së bashku në përurimin e objektit të Qendrës Kombëtare të Mjeksësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se kryeministri Kurti së bashku me ministrinë Vitia dhe kryesuesën e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Aida Rexhepi si dhe u.d. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, kanë përuruar të mërkurën, objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.
“Këto dy institucione që funksionojnë në kuadër të ShSKUK-së, tashmë janë vendosur në objekt modern, me infrastrukutrë dhe paisje mjekësore të sofistikuara dhe do të ofrojnë shërbime shëndetësore shumë më cilësore për sportistët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore” thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. /Gazeta Shneta/




