Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia takon anesteziologët e pensionuar, diskuton rikthimin e tyre në shërbimet publike

Lajme 20/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka takuar sot disa anesteziologë të pensionuar nga spitalet dhe klinikat e SHSKUK-së. Vitia ka diskutuar me ta rikthimin e mundshëm në shërbim.

Ministri Arben Vitia ka takuar disa anesteziologë të pensionuar nga spitalet publike të SHSKUK-së. Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, Vitia ka diskutuar me anesteziologët rikthimin e mundëshëm të tyre në shërbimet publike, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit, MSH synon që t’i trajtoj me prioritet anesteziologët numri i të cilëve është mjaft i vogël në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

“Gjithashtu, ministri Vitia informoi të pranishmit së një prej prioriteteve të tij mbetet ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për pacientët, por edhe plotësimi i bazës ligjore që mundëson trajtim me prioritet të kuadrit deficitar shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot, Ministri Shëndetësisë, Arben Vitia u takua me anesteziologët e pensionuar me të cilët diskutoi sfidat me të cilat ballafaqohen sektorë të caktuar në sistemin e shëndetësisë, planifikimet dhe hapjen e mundësisë që të kontribuojnë të gjithë, pa dallim moshe. Veçanërisht kur përvoja e profesionistëve shëndetësor që një jetë të tërë ia kanë kushtuar shëndetit publik, janë grupe të besueshmërisë së lartë për avancimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe duhet të trajtohen si një aset i çmuar.

Në kuadër të objektives për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe shtimin e kapaciteteve profesionale, ministri Vitia tha se këshillat e tyre në çdo kohë janë të mirëseardhura si dhe mbetet i hapur për bashkëpunimin profesional me anesteziologët e pensionuar.

Gjithashtu, ministri Vitia informoi të pranishmit së një prej prioriteteve të tij mbetet ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për pacientët, por edhe plotësimi i bazës ligjore që mundëson trajtim me prioritet të kuadrit deficitar shëndetësor.

Anesteziologët e pranishëm e falënderuan ministrin Vitia, si dhe ofruan përvojën e tyre në dispozicion për formësimin e kuadrove të ardhshëm të bazuar në përvojën e tyre profesionale dhe jetësore.

Artikulli paraprakVendimi skandaloz i Komisionit Disiplinor të SHSKUK-së, nuk merr asnjë masë ndaj logopedit që abuzoi me 3-vjeçaren
Artikulli i rradhës Dita e nesërme pritet të shënoj reshje bore

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.