Java e ardhshme pritet të jetë me reshje shiu e bore. Temperaturat do të pësojnë gradualisht rënie.
Moti në javën e tretë të Janarit pritet të sjell reshje shiu e bore shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
E temperatura minimale do të zbresin nga 3C e 4C në fillim të javës deri në -2C të premten.
Ndërsa, temperatura maksimale nga 9C në 1C.
“23.01 – Kryesisht vranët. Fillimisht reshje lokale shiu nga pjesë perëndimore të vendit. Deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera, ku vende-vende mund të jenë edhe më intenzive. Borë vetëm në vise malore.
24.01 – Reshje shiu orëve të paraditës. Ditën mbetet vranët e reshjet gradualisht pushojnë.
25.01 – Kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.
26.01 – Kryesisht vranët e ftohtë. Përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.
27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/