Nëntori i vitit të kaluar, tronditi qytetarët e vendit nga një ngjarje e rëndë që kishte ndodhur në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Një infermiere sulmoi fizikisht një grua të moshuar, në prani të disa infermiereve të tjera.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar disa muaj, ende nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, ndërsa të dyshuarat ishin liruar në paraburgimi.
Avokati i familjes së të moshuarës e cila ishte sulmuar fizikisht nga infermieret në Pejë, Meshar Selimaj tha se rasti është në fazën e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Në një intervistë për Euronews Albania të premten, Selimaj theksoi se prokuroria ende nuk ka ngritur një aktakuzë ndaj saj.
“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në gjykatë dhe gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelajn. Duhet të paraqitet me thirrjet, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”, ka thënë ai.
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur t’ua ndërpresë paraburgimin tri infermiereve të arrestuara në lidhje me sulmin fizik ndaj një të moshuareje, në një shtëpi kujdesi në Pejë, në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.
Në vendimin e Supremes të cilin thuhet se të pandehurave u ndërpritet paraburgimi dhe lirohen për t’u mbrojtur në liri.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë është në fazën përfundimtarë për ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarës Aurona Pelaj dhe ndaj dy të dyshuarave tjera lidhur me sulmin fizik ndaj të moshuarës në qendrën për të moshuar në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur për burimin Paparaci, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se Prokuroria nuk ka informata nëse e dyshuara Aurona Pelaj është larguar nga Kosova ashtu siç ka aluduar avokati i të moshuarës, Meshar Selimaj.
“Të pandehurat e këtij rasti janë proceduar në Prokurori dhe janë marrë në pyetje dhe siç e dini më pas janë liruar nga Gjykata Supreme, ndërkaq si prokurori nuk kemi informata lidhur me pyetjen që na parashtrove.
Përkundrazi janë duke u mbledhur provat të ciklat do ta ndriçojnë në plotni këtë çështje penale, janë marrë në pyetje nga prokurori i shtetit janë mbajt në paraburgim dhe janë liruar nga Gjykata Supreme. Ndërsa hetimet janë në fazën përfundimtare dhe do t’i ndërrmarrim të gjitha veprimet që të ngritët aktakuza”, ka thënë Nikçi për Paparacin.